RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia përshëndet njohjen e shtetit të Palestinës nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia

turqia-pershendet-njohjen-e-shtetit-te-palestines-nga-spanja,-irlanda-dhe-norvegjia

Turqia ka përshëndetur njoftimin e bërë nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia për njohjen e shtetit të Palestinës, bën të ditur Ministria turke e Punëve të Jashtme, transmeton Anadolu.

“Jemi shumë të kënaqur me njoftimet nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia se do të njohin shtetin e Palestinës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Deklarata nënvizoi se njohja e Palestinës është një kërkesë e së drejtës, drejtësisë dhe ndërgjegjes ndërkombëtare, duke shtuar:

“Është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm në drejtim të rikthimit të të drejtave të uzurpuara të popullit të pushtuar palestinez dhe që Palestina të fitojë statusin që meriton në komunitetin ndërkombëtar. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të përpiqemi që më shumë vende të njohin Palestinën”.

Related posts

Palestina: GJNP të lëshojë urdhra arresti për kolonët e paligjshëm në Bregun Perëndimor

admin6

Palestinë: Këtu është një përmbledhje e ngjarjeve kryesore të orëve të fundit

admin

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës nis hetimet ndaj Telekomit Mobil të Serbisë

admin