RTV AHIRETI
Lajme

Në Maqedoni të Veriut po rivotohet në shtatë vendvotime

ne-maqedoni-te-veriut-po-rivotohet-ne-shtate-vendvotime

Në Maqedoninë e Veriut, më 22 maj, po rivotohet në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore, që mund të ndryshojnë numrin e mandateve të fituara nga partitë politike në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Në këto vendvotime të drejtë vote kanë 4.513 qytetarë, të cilët që nga ora shtatë e mëngjesit u janë drejtuar kutive të votimit.

Rivotimi mbahet pas konstatimit të parregullsive nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e që ishin pranuar edhe nga Gjykata Administrative.

Parregullsitë kishin të bëjnë kryesisht me gjetjen e më tepër fletëve të votimit nëpër kutitë e votimit.

The post Në Maqedoni të Veriut po rivotohet në shtatë vendvotime first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Franca ngrin asetet e liderit të Hamasit për 6 muaj ​

admin

Zemaj e përshëndet vendosjen e ushtarëve turq në Kosovë

rezart morina

Koreja e Veriut lëshon tri raketa balistike

admin