RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei fali namazin e xhenazes së presidentit Raisi

udheheqesi-i-iranit,-khamenei-fali-namazin-e-xhenazes-se-presidentit-raisi

Në Teheran u fal namazi i xhenazes së presidentit iranian, Ebrahim Raisi, ministrit të Jashtëm Husein Amir Abdullahiyan dhe zyrtarëve të tjerë që humbën jetën në rrëzimin e helikopterit, raporton Anadolu.

Udhëheqësi iranian, Ayatollah Ali Khamenei e udhëhoqi namazin e xhenazes në kampusin e Universitetit të Teheranit. Mijëra njerëz prisnin te portat e universitetit për të hyrë në zonën e lutjes, ku lejohej një numër i kufizuar njerëzish.

Qindra mijëra njerëz që donin të merrnin pjesë në ceremoninë mortore që do të mbahej në sheshin Azadi pas faljes së namazit, u mblodhën në Sheshin e Revolucionit pranë universitetit dhe në rrugët që çojnë në atë zonë.

Për shkak të rritjes së turmës dhe vështirësisë në ecje, zyrtarët i drejtuan njerëzit nga rruga Azadi në sheshin Azadi, ku do të mbahej ceremonia. Njerëzit marshuan drejt sheshit.

Pas ceremonisë që do të mbahet më vonë, trupi i presidentit do të dërgohet në qytetin e Mashhadit ndërsa trupi i ministrit të Punëve të Jashtme, Abdullahiyan do të varroset në Teheran.

Varrimi do të bëhet nesër pas ceremonisë.

Related posts

Izraeli kryen sulme ajrore në disa pika ushtarake rreth Damaskut

Muhamet Ramadani

Policia parandalon kontrabandimin e 3500 copa argeta, po vinin nga Serbia

admin

FOTO- Sulmi vdekjeprurës në një shkollë në Kanada, policia identifikon një 18-vjeçar transgjinor si autor të dyshuar

admin