RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite tërhiqet nga qyteti i Jeninit në Bregun Perëndimor pas sulmeve dyditore

ushtria-izraelite-terhiqet-nga-qyteti-i-jeninit-ne-bregun-perendimor-pas-sulmeve-dyditore

Ushtria izraelite u tërhoq nga qyteti i Jeninit dhe kampi i refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar pas dy ditësh sulmesh ushtarake, raporton Anadolu.

Dëshmitarët okularë thanë për Anadolu se ushtria izraelite u tërhoq plotësisht nga qyteti dhe kampi i Jeninit mëngjesin e sotëm, pas sulmeve ushtarake që ndërmori mëngjesin e 21 majit.

Dëshmitarët okularë thanë se qindra palestinezë filluan të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre në kampin e refugjatëve në Jenin pas tërheqjes së ushtrisë izraelite.

Në një deklaratë me shkrim dje nga Ministria palestineze e Shëndetësisë bëhet e ditur se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Jenin më 21 maj është rritur në 11.

Related posts

Mijëra qytetarë protestojnë në Paris, thirrje për t’i dhënë fund bombardimeve

RTI

Përvjetori i bombardimit të Jugosllavisë, ambasadori i SHBA në Kosovë: NATO ndërhyri për për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë

admin

Në mungesë të helikopterëve Kosovës po i duhet ndihma e KFOR-it për shuarje të zjarreve

admin6