RTV AHIRETI
Lajme

Reuters: Putin kërkon një armëpushim në Ukrainë

reuters:-putin-kerkon-nje-armepushim-ne-ukraine

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të ndalojë luftën në Ukrainë me një armëpushim të negociuar që njeh linjat e luftës aktuale.

Kështu kanë deklaruar katër burime rusë për Reuters, duke thënë se ai është i gatshëm të vazhdojë luftën nëse Kijevi dhe Perëndimi nuk reagojnë.

“Putini mund të luftojë për aq sa të nevojitet, por Putini është po ashtu i gatshëm për armëpushim, që të ngrijë luftën”, ka thënë njëri nga katër burimet, i cili është një zyrtar që ka punuar me Putinin dhe ka njohuri për bisedat e nivelit të lartë në Kremlin.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, në një përgjigje ka thënë se shefi i Kremlinit e ka përsëritur vazhdimisht se Rusia është e hapur për dialog, duke shtuar se shteti rus nuk dëshiron “luftë të përjetshme”.

The post Reuters: Putin kërkon një armëpushim në Ukrainë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Mjekët dhe pacientët mbesin në errësirë gjërsa gjeneratorët e spitalit Al-Aksa mbesin pa karburant

rezart morina

VOA: Cilët janë individët që kërkoi Rusia në këmbimin me Shtetet e Bashkuara

admin

“Tragjedi për botën demokratike”-Rama dënon atentatin ndaj Trump: Kjo ngjarje e tmerrshme të bashkojë njerëzit kundër të gjitha formave të dhunës

admin