RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: Në spitalin Al-Aksa në Gaza jeta e 20 foshnjave të sapolindura është në rrezik

unicef:-ne-spitalin-al-aksa-ne-gaza-jeta-e-20-foshnjave-te-sapolindura-eshte-ne-rrezik

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) paralajmëroi se për shkak të mungesës së karburantit në spitalin “Dëshmorët e Aksasë” në Rripin e Gazës jeta e më shumë se 20 foshnjave të sapolindura është në rrezik, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga UNICEF-i thuhet se hyrja e karburanteve në Gaza e cila është nën sulmet izraelite, është ende e ulët.

Në deklaratën në të cilën vëmendja tërhiqet mbi krizën e karburantit në spitalin Aksa në rajonin qendror të Gazës thuhet se “Gjeneratorët e oksigjenit do të mbyllen për shkak se nuk mund të bëhen dërgesat e rregullta të karburantit për spitalin Aksa në Deir al-Belah dhe se 20 foshnja të sapolindura do të jenë në rrezik”.

Gaza ka nevojë urgjente për më shumë karburant dhe korridore të sigurta për punonjësit e ndihmës humanitare për të kryer detyrat e tyre, thuhet më tej.

Spitali “Dëshmorët e Aksasë” paralajmëron se për shkak të mungesës së karburantit në spital, shërbimet shëndetësore kanë arritur në pikën e ndalesës dhe për këtë arsye 1.200 pacientë dhe të plagosur janë në rrezik për jetën.

Related posts

Dy shpërthime në veri, nuk ka të lënduar

admin

Garat me vetura, policia gjobiti gjashtë shoferë me 150 euro

rezart morina

Çfarë po ndodh në Poloni? Pas sulmeve të fundit me raketa në Ukrainë, autoritetet aktivizojnë avionët luftarakë

admin