RTV AHIRETI
Shëndetësi

Mos e ndani pjeprin nga tavolina

mos-e-ndani-pjeprin-nga-tavolina

Pjepri është i pasur me ujë- Pjepri është i pasur me ujë dhe për këtë arsye ndihmon në hidratimin e organizmit, sidomos në verë, kur temperaturat janë të larta. Mund ta shoqëroni dhe me një gotë kos dhe në këtë mënyrë do të ndiheni të freskët dhe organizmi do ndihet i lehtë. Ndër të tjera është një kombinim me veti të shumta laksative.

Vitamina A për të parandaluar radikalet e lira- Njëlloj si shumë fruta të tjera, pjepri është i pasur me vitaminë A dhe veçanërisht betakarotenë, e cila është në gjendje që të parandalojë krijimin e radikaleve të lira, të cilat çojnë në plakjen e qelizave dhe parandalojnë shfaqjen e rrudhave. Ndër të tjera konsumi i pjeprit para ekspozimit në diell, garanton nxirjen e përsosur.

Vitamina B kundër urisë nervoze- Pjepri është i pasur me vitaminë B, e cila është shumë e mirë për të luftuar urinë nervoze dhe për të përmirësuar humorin në përgjithësi. Vitamina B mund të përmirësojë edhe shikimin, si dhe forcon kockat dhe dhëmbët.

Lufton të nxehtin- Pjepri është i pasur me kalcium, fosfor, magnez dhe potas dhe në sajë të këtyre përbërëse, ndihmon për të forcuar imunitetin, sidomos kur është nxehtë. Kur aparati tretës bëhet dembel për shkak të temperaturave, pjepri është një zgjidhje e vërtetë. Është shumë i mirë, edhe për shkak se ndihmon reduktimin e urisë, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon kolesterolin, shkruan noa.al, transmeton Klan Kosova.

Pjepri, aleat i bukurisë- Pjepri nuk rekomandohet vetëm për mirëqenien fizike, por edhe për bukurinë tonë, pasi ekstraktet e tij janë përdorur gjerësisht si maskë për tonifikimin e lëkurës. Me të mund të përgatisni një krem duke mbajtur të butë lëkurën, duke bashkuar lëngun e pjeprit me pak ujë dhe qumësht. Aplikojeni si një krem normal dhe pas 15 minutash, shpëlajeni fytyrën.

Related posts

​Strep A, një bakter i pafajshëm që mund të jetë kërcënues për jetën

admin

Gjashtë përfitime shëndetësore që lidhen me qershitë

rezart morina

Modifikimi i sjelljes mund të ndikojë në menaxhimin e diabetit të tipit 2

admin