RTV AHIRETI
Shëndetësi

Vaji i peshkut – Për çka është i mirë?

vaji-i-peshkut-–-per-cka-eshte-i-mire?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të caktuar.

Studimet nënvizojnë se acidet yndyrore omega-3 mund të ndihmojnë në trajtimin e depresionit në një fazë fillestare apo më tej.

Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3.

Ato luajnë një rol të rëndësishëm për funksionet dhe shëndetin e trurit.

Njerëzit që vuajnë nga depresioni mund të kenë nivele të ulëta të disa acideve dhe substancave kimike në tru.

Ekspertët thonë se ngrënia e peshkut disa herë në javë mund ta furnizojë organizmin me acidet e nevojshme.

Peshqit më të pasur me acidet yndyrore omega-3 përfshijnë: sardelet, salmonin, skumbrinë, troftën dhe peshkun ton.

A janë suplementët një përfitim i shtuar?

Rekomandimet e ekspertëve tregojnë se mënyra më e mirë për të marrë ushqyesit e nevojshëm është duke zgjedhur dhe ngrënë ushqime të shëndetshme.

Por suplementët e vajit të peshkut mund të bëjnë përjashtim, pasi, sipas të dhënave janë të rekomandueshme.

Në vendet përtej oqeanit ka shqetësime në rritje për nivelin e lartë të mërkurit në disa lloje peshqish.

Kjo substancë mund të shkaktojë probleme tek shëndeti i konsumatorit.

Suplementët e vajit të peshkut nuk përmbajnë mërkur, sepse kjo substancë mbetet kryesisht tek pjesa e mishit të peshkut dhe nuk transferohet tek ky nënprodukt.

Trajtimi i depresionit

Depresioni është një problem që kërkon një trajtim gjithëpërfshirës dhe vetëm konsumi i vajit të peshkut nuk mjafton.

Suplemente të tilla vijnë në ndihmë duke u shoqëruar edhe me medikamentet përkatëse të rekomanduara nga mjeku.

Gjithashtu edhe bisedat me psikologun në raste të stresit të tepërt janë shumë të domosdoshme.

Ekspertët konfirmojnë acide yndyrore Omega 3 janë të dobishme dhe të domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit të trurit dhe të zemrës.

Related posts

Zgjidhje inovative për hemorragjitë që rrezikojnë jetën

Irfan Jahiu

Çfarë do të ndodhte me ne nëse nuk do të kishim baktere në trupin tonë?

admin

“Covid rikthehet në dimër”/ Virologu amerikan Fauci: Lia e majmunëve ngjan me Sidën

admin