RTV AHIRETI
Lajme

Zelensky në Spanjë për të nënshkruar marrëveshje për sigurinë

zelensky-ne-spanje-per-te-nenshkruar-marreveshje-per-sigurine

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti të hënën për një vizitë në Madrid, ku pritet ta nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe për sigurinë me Spanjën.

Ai u mirëprit në aeroport nga Mbreti Felipe VI i Spanjës, sipas një videoje të postuar në faqen e presidentit ukrainas në Facebook.

Zelensky do të mbajë takim me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, para nënshkrimit të marrëveshjes për sigurinë, raportojnë mediat spanjolle.

Gazeta spanjolle El Pais, ka raportuar se Madridi synon t’i dërgoj Ukrainës raketa për kundërajrorin Patriot dhe tanke Leopard, përmes një pakoje armësh në vlerë 1.4 miliard dollarë.

Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht partnerëve perëndimorë ndihmë për ta forcuar mbrojtjen ajrore muajt e fundit.

 

The post Zelensky në Spanjë për të nënshkruar marrëveshje për sigurinë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ukraina pritet t’i fillojë në çdo moment ofensivat masive

rezart morina

BE-ja premton t’i japë Ukrainës 39 miliardë dollarë hua për rindërtimin ekonomik dhe rrjetin energjetik të shkatërruar nga lufta

admin

Abazoviq për “Ballkanin e Hapur”: Rajoni ka nevojë për këtë nismë

admin