RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Emisari gjerman vjen në Kosovë, Osmani i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE dhe NATO

emisari-gjerman-vjen-ne-kosove,-osmani-i-kerkon-mbeshtetje-per-anetaresim-ne-kie-dhe-nato

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë.

Ajo, në veçanti theksoi mbështetjen e plotë për Procesin e Berlinit dhe marrëveshjet e dalura nga ky proces.

Në të njëjtën kohë, presidentja Osmani shtroi nevojën për vazhdimin e mbështetjes gjermane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës si dhe përmbushjen e aspiratave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Related posts

Kurti: Jam i gatshëm të bisedoj për marrëveshjet e Brukselit, por s’ka argument për Asociacionin

admin

Lu’fta në Ga’za, Sunak: Marrëveshja për armëpushim, i mirëpritur

admin

Eci 3 vite në këmbë nga Afrika e Jugut deri në Mekë për të kryer haxhin

admin