RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Palestinë – Këto janë zhvillimet kryesore gjatë natës:

palestine-–-keto-jane-zhvillimet-kryesore-gjate-nates:

Forcat izraelite kanë kryer sulme ajrore në Rafah të Gazës jugore gjatë natës, ndërsa tanket u futën në qendër të qytetit që deri vonë ishte caktuar një “zonë e sigurt”.

Ushtria izraelite ka mohuar kryerjen e sulmeve në një kamp tendash ku strehohen familjet e zhvendosura në al-Mawasi, afër Rafahut, të cilat kanë vrarë të paktën 21 persona.

Një projekt-rezolutë qe është vënë në tryezë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Algjeria thuhet se urdhëron Izraelin të ndalojë ofensivën e tij në Rafah dhe kërkon një armëpushim në Gaza dhe lirimin e të gjithë robërve të mbajtur nga Hamasi, raporton Reuters.

Arabia Saudite ka denoncuar sulmet e Izraelit ndaj njerëzve “të pambrojtur” në Rafah dhe bëri thirrje për veprim ndërkombëtar për të ndaluar “masakrat e vazhdueshme gjenocidale”.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë thotë se Meksika ka paraqitur një kërkesë për të ndërhyrë në mbështetje të padisë së Afrikës së Jugut për gjenocidin Izraelit në Palestinë.

Related posts

Konjufca shkarkon këshilltarin Drilon Gashi

rezart morina

Erdoğan: Vetëm presidentët e Rusisë dhe Ukrainës mund të vendosin se kur do të përfundojë lufta

rezart morina

Çfarë synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës? Flasin ekspertët

admin