RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria gjermane voton pro zgjatjes së mandatit të ushtarëve në Kosovë

qeveria-gjermane-voton-pro-zgjatjes-se-mandatit-te-ushtareve-ne-kosove

Kabineti qeveritar i Gjermanisë, nën udhëheqjen e kancelarit të Olaf Scholz, ka miratuar vendimin për zgjatjen edhe për një vit të mandatit të ushtarëve që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Njoftimi u dha nga Ministria Federale e Mbrojtjes së Gjermanisë.

Kjo ministri thekson se ky vendim vjen pas ngritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ushtarët e dislokuar aktualisht përfshijnë rreth 210 të një kompanie operative gjermane që do të vendosen në terren për një vit në të ashtuquajturën Komanda Rajonale Perëndimore. Kompania e re synon të zëvendësojë forcat austriake dhe të trajnohet për të kontrolluar trazirat”, thuhet në njoftim.

Bundeswehr-i gjerman është prezent në Kosovë që nga 12 qershori 1999.

Në përgjigje të trazirave të vitit 2023 dhe situatës së paqëndrueshme në veri të Kosovës, NATO-ja ka bërë thirrje për përforcime për forcat e sigurisë së KFOR-it.

Misioni është të krijojë dhe të mbajë një mjedis të sigurt në Kosovë për vendosjen e rendit civil të paqes dhe të garantojë sigurinë dhe rendin publik.

KFOR-i gjithashtu ofron ndihmë humanitare në situata emergjente, promovon kthimin e refugjatëve dhe personave të zhvendosur dhe mbështet organizatat ndërkombëtare të ndihmës në punën e tyre.

Aktualisht në Kosovë ka një prezemcë prej 290 ushtarësh gjermanë.

Tani i mbetet në dorë Bundestagut të votojë për këtë vendim.

Related posts

Shqipëria pritet të hapë tre ambasada të reja në Kenia, Indi dhe Indonezi

RTI

Zgjedhjet e reja në veri, Osmani pret në takim kryetarin e KQZ-së

admin6

Shpërthen sërish vullkani Etna në Itali

admin