RTV AHIRETI
Lajme

Kurti për kryetarin e ri të Ulqinit: Nimanbegu ka përvojë të gjatë në politikë

kurti-per-kryetarin-e-ri-te-ulqinit:-nimanbegu-ka-pervoje-te-gjate-ne-politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar kryetarin e ri të Ulqinit, Genci Nimanbegu.

Ai ka thënë se Ulqini ka zgjedhur mbrëmë një kryetar të ri për të përshpejtuar komunën kah rruga e përparimit qytetar e kombëtar dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror.

Kurti ka shtuar se Nimanbegu ka përvojë të gjatë në politikë.

“Ulqini ka zgjedhur mbrëmë një kryetar të ri për ta drejtuar e përshpejtuar komunën kah rruga e përparimit qytetar e kombëtar dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror. Kryetari i ri, z. Nimanbegu më parë ka qenë deputet dhe nënkryetar i Kuvendit në Mal të Zi. Ai ka një përvojë të gjatë në politikë që do t’i shërbejë shumë në detyrën e re për arritje dhe rezultate të mëtejme. Me kënaqësi dhe besim të plotë tek ai si kryetar i ri i Ulqinit, e uroj Gencin për një mandat të frytshëm demokratik e progresist! Gëzuar për suksesin tuaj të merituar z. Nimanbegu.”

The post Kurti për kryetarin e ri të Ulqinit: Nimanbegu ka përvojë të gjatë në politikë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Trazirat në Bangladesh, 173 të vd’ekur dhe mbi 1,100 të arrestuar

rezart morina

Stoltenberg: Sot do të marrim vendime historike

admin

Britania vendos – Ukraina e lirë t’i përdorë ar’mët britanike në tokën ruse

admin