RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca në takim me shefen e KiE: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të KiE

konjufca-ne-takim-me-shefen-e-kie:-kosova-mbetet-e-perkushtuar-ndaj-vlerave-dhe-parimeve-te-kie

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka pritur në takim shefen e zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në këtë takim është diskutuar për angazhimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Kosovë, si dhe bashkëpunimin me zyrën e KiE në Kosovë për këto qëllime të përbashkëta.

Derisa, Konjufca tha se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të KiE-së.

“Kryeparlamentari Konjufca tha se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të Këshillit të Evropës, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke përfshirë këtu edhe përkushtimin për punë parlamentare sa më rezultative në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kryeparlamentari i ka uruar Mary Ann Hennessey, për detyrën e saj të re si shefe e zyrës së KiE në Kosovë.

Poashtu, edhe shefja e zyrës së KiE në Kosovë, e ka falënderuar Konjufcën për pritjen, duke shprehur gatishmëri për të vazhduar punën e përbashkët për forcim të mëtejshëm të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Related posts

Haradinaj: Në kohën time Radojiçiqi iku nga Kosova

admin6

Grupet e ekstremit të djathtë kanë paralajmëruar se do të shënjestrojnë qendrat e azilkërkuesve, Policia britanike në gatishmëri për protesta të reja anti-myslimane

admin

Presidenti Erdoğan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

admin