RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Universiteti i Anversit në Belgjikë pezullon marrëdhëniet me Izraelin

universiteti-i-anversit-ne-belgjike-pezullon-marredheniet-me-izraelin

Universiteti i Anversit në Belgjikë njoftoi se ka pezulluar të gjitha marrëveshjet për bashkëpunim me Izraelin, transmeton Anadolu.

Rektori i universitetit, Herman Van Goethem në një deklaratë me shkrim tha se institucionet me të cilat universiteti është partner në Izrael kanë bashkëpunim institucional me autoritetet ushtarake. “Për këtë arsye janë pezulluar marrëveshjet e përgjithshme të bashkëpunimit. Projektet aktuale kërkimore janë duke përfunduar, por mund t’i nënshtrohen shqyrtimit shtesë nga Komisioni kompetent i Etikës”, tha Van Goethem.

Në deklaratë u përfshi edhe vlerësimi se “Universiteti i Anversit fton kolegët e tij në Izrael dhe Gaza që t’u bëjnë thirrje qeverive të tyre që të respektojnë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në lidhje me konfliktin në Gaza”.

Gjithashtu edhe Universiteti i Lirë i Brukselit (ULB) njoftoi më 28 maj se ka pezulluar marrëdhëniet e tij me Izraelin deri në zbatimin e vendimeve të GJND-së nga ky vend.

Në Belgjikë vazhdojnë protestat e studentëve që nisën në fillim të muajit në Universitetet e Brukselit, Gentit, Anversit, Leuvenit dhe Lieges.

Related posts

Japonia ndihmon në përmirësimin e ekonomisë së Afganistanit

admin

Ush’tria iz’raelite “një nga më kri’minalet në botë”

RTI

Ushtria izraelite tërhiqet nga spitali Al-Shifa duke e shkatërruar plotësisht atë

rezart morina