RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria iz’raelite: Edhe dy ush’tarë të tjerë të vd’ekur në Gaza

ushtria-iz’raelite:-edhe-dy-ush’tare-te-tjere-te-vd’ekur-ne-gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se dy ushtarë të tjerë humbën jetën dhe një oficer u plagos në përleshjet në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite njoftoi se Adar Gavriel (24) nga Brigada Bislah humbi jetën në përleshjet në veri të Gazës dhe rreshteri Yehonatan Elias (20) nga Brigada Givati ​​humbi jetën në përleshjet në jug të Gazës.

Në njoftimin e ushtrisë gjithashtu thuhet se një oficer i Brigadës Givati ​​është plagosur rëndë në përleshjet në jug të Gazës.

Numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga 7 tetori i vitit 2023, kur filluan sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, është rritur në 644, prej të cilëve 293 gjatë pushtimit tokësor.

Related posts

Maroku lidh kontratë 1 miliardë dollarë për të blerë satelitët spiun të Iz’raelit

RTI

Para nisjes së Forumit të Bledit, mbahet protestë kundër gje’noc’idit në Ga’za

admin6

Vrasja e tre pengjeve në Gaza, Izraeli: Ka shumë mundësi që ne të jemi përgjegjës

admin