RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indi, 16 të vd’ekur nga vala ekstreme e të nxehtit

indi,-16-te-vd’ekur-nga-vala-ekstreme-e-te-nxehtit

Të paktën 16 persona humbën jetën në Indi si pasojë e temperaturave të larta, transmeton Anadolu.

Faqja e lajmeve NDTV e Indisë tha se temperatura e ajrit në qytetin Aurangabad të Biharit, një nga shtetet më të populluara të vendit, arriti në 48 gradë Celsius ndërsa 16 persona humbën jetën në një periudhë 2-orëshe për shkak të nxehtësisë ekstreme.

Mjeku i spitalit të qytetit tha se të paktën 35 persona kanë ardhur në spital me ankesa lidhur me temperaturat e larta.

Bihar është një nga shtetet më të prekura nga vala e të nxehtit në vend. Shkollat ​​dhe qendrat arsimore do të qëndrojnë të mbyllura deri më 8 qershor.

Departamenti Meteorologjik i Indisë ka lëshuar një paralajmërim për valë të rënda të të nxehtit në shtet në dy ditët e ardhshme.

Në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, një person ka vdekur për shkak të nxehtësisë ekstreme ndërsa është regjistruar temperatura më e lartë ndonjëherë prej 52.9 gradë Celsius.

Related posts

E premte tragjike në Shqipëri, 11 humben jetën

admin

61 vjet nga ndërtimi i Murit të Berlinit

admin

Libi, 55 fëmijë janë helmuar nga uji i ndotur në qytetin Derna

admin