Gjermania i ka dhënë lejen Ukrainës të përdorë armët gjermanë kundër objektiva ruse, sipas një njoftimi nga zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebstreit. Ai tha se javët e fundit Ukraina është sulmuar, kryesisht në Kharkiv.
“Ne jemi të bindur se Ukraina ka, sipas ligjit ndërkombëtar, të drejtën për t’u mbrojtur kundër këtyre sulmeve,” theksoi zëdhënësi.
Ndërkohë, ministri rus i Mbrojtjes Andrei Belousov tha sot se trupat e tij kishin marrë në kontroll “800 kilometra katrorë” që nga fillimi i vitit në Ukrainë, ku ushtria e tij pretendon rregullisht se po përparon, por deri më tani nuk ka bërë ndonjë përparim të rëndësishëm.
Gjatë muajve të fundit, Ukraina, duke u përballur me mungesën e njerëzve dhe municioneve, është përballur me vështirësi të mëdha. Nga ana tjetër, Rusia nisi një sulm të ri në fillim të majit në periferi të Kharkiv, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës.
Sipas Belousov, në këtë krahinë, ushtria ruse i detyroi ushtarët ukrainas të tërhiqen “tetë deri në nëntë kilometra”, tha Andrei Belousov. Presidenti amerikan Joe Biden i dha dritën jeshile Ukrainës që të godasë objektivat në tokën ruse për të mbrojtur provincën e Kharkiv, sipas një zyrtari amerikan./abcnews