RTV AHIRETI
Lajme

Kurti takohet me Erdoganin

kurti-takohet-me-erdoganin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka udhëtuar mbrëmë për në Turqi.

Në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, ai është mirëpritur nga presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si edhe do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.

Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë./Indeksonline/

The post Kurti takohet me Erdoganin first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Franca shpreh ‘zemërim’ për su’lmet iz’raelite ndaj civilëve në Ga’za

RTI

Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, nafta dhe benzina lirohet me nga 2 cent

admin

Policia largon barrikadat e vendosura në Leposaviq

admin