RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dogana parandalon një tentim për kontrabandë

dogana-parandalon-nje-tentim-per-kontrabande

Njësitë e doganës, duke u bazuar në profilin e analizës së riskut, kanë selektuar për kontroll detal një dërgese e cila ka rezultuar me gjetjen e mallrave te padeklaruara.

Gjatë kontrollit të dërgesës, zyrtarët kanë hasur në mallra të padeklaruara si pjesë për automjete, ambalazhe nga PVC për paketim, çaj për dobësim, mallra me marka të mbrojtura e të tjera.

Me ketë rast është shkaktuar kundërvajtje doganore në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), si dhe është ngritur kundërvajtje doganore për mosdeklarim të saktë të mallrave.

Rasti gjithashtu është proceduar tutje për shkelje të Ligjit për masat doganore për mbrojtën e të drejtës për pronësi intelektuale.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprimtarive të paligjshme dhe kontrabandës, duke siguruar integritetin dhe sigurinë e tregut tonë.

Related posts

OKB: Mbi një milion njerëz në Ga’za “pritet të përballen me vd’ekjen dhe ur’inë deri në mes të korrikut”

admin6

Mitsotakis: Greqia për shkak të përmbytjeve dhe zjarreve në gjendje lufte në kohë paqeje

admin

Biden: Autoriteti Palestinez duhet të marrë kontrollin e Gazës dhe Bregut Perëndimor pas luftës

rezart morina