RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nisën haxhinjtë e parë nga Kosova – FOTO

nisen-haxhinjte-e-pare-nga-kosova-–-foto

Grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Kosova janë nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin.
Në përcjellje të tyre kishin dalë familjarë të shumtë, të cilët u uruan haxh dhe ibadete të pranuara.
Në këtë grup udhëtuan 215 besimtarë nga Rahoveci, Kamenica, Skenderaj, Drenasi, Peja, Klina, Deçani, Malisheva dhe Istogu.
Sipas udhëheqësve të Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, sot parashihet që të udhëtojë edhe grupi i dytë, ndërsa grupet e tjera do të udhëtojnë të hënën.
Këtë vit nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë 1576 besimtarë, teksa më i riu prej tyre është një 13-vjeçar. /bislame

 

Related posts

Temperaturat e larta, AUV kërkon nga qytetarët të kenë kujdes me këto produkte ushqimore

admin

“Zbutet” Vladimir Putin: Rusia, gati për bisedime me Ukrainën, por…

admin

Presidenti Erdogan thekson vendosmërinë për të arritur qëllimet e një Turqie dhe rajoni pa terror

RTI