RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Kosova do t’i fuqizojë raportet me Turqinë në fushën e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik

kurti:-kosova-do-t’i-fuqizoje-raportet-me-turqine-ne-fushen-e-sigurise-dhe-zhvillimit-ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, ka çmuar raportin me këtë shtet mik, teksa ka shpalosur të arriturat ekonomike të vendit.

Kurti ka theksuar se marrëdhëniet mes dy kombeve kanë rrënjët në respekt të thellë dhe vazhdojnë edhe më tej të krijojnë mundësi të bashkëpunimit.

“Turqia ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, duke treguar marrëdhëniet e veçanta mes dy vendeve. Ky është një testament i angazhimit të Turqisë”, ka thënë Kurti.

Kurti në fjalimin e tij tha se janë dy fusha ku Kosova do që t’i fuqizojë raportet mes dy shteteve që u quajtën të shkëlqyera në nisje të kësaj ngjarjeje.

Sipas tij, ato fusha janë siguria dhe mbrojtja, si dhe zhvillimi ekonomik.

Ndërkohë, ministri i Tregtisë së Turqisë, Omer Bolat, ka theksuar se bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojnë gjatë.

Bolat ka thënë se raportet tregtare mes dy vendeve do të rriten, dhe shpreson se do të arrihet në vlerën 1 miliard euro.

“Përparimi tregtar mes Kosovës dhe Turqisë ka vazhduar të kontribuojë për dy vendet. Prandaj Turqia e njeh sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Stabiliteti i Kosovës do të thotë stabilitet i Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

Related posts

Tërmet në Shqipëri

admin

Ngrihet aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë

RTI

Guterres shton ush’trinë iz’raelite në listën e zezë globale për shkeljet ndaj fëmijëve

admin6