RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vatikani, votuesve evropianë: Të mos ketë qasje çnjerëzore ndaj migrantëve

vatikani,-votuesve-evropiane:-te-mos-kete-qasje-cnjerezore-ndaj-migranteve

Vatikani u ka bërë thirrje qytetarëve të Bashkimit Evropian, që mund të kenë tendenca për të votuar për partitë e ekstremit të djathtë në zgjedhjet e kësaj jave të Parlamentit Evropian, që të ruajnë simpatinë kundrejt migrantëve dhe refugjatëve.

Partitë e të djathtës ekstreme dhe ato konservatore pritet të rrisin shkallën e mbështetjes në zgjedhjet që do të mbahen më 6-9 qershor, çka më pas do të ndikojë në qasje më të ashpër të bllokut evropian në fushën e rendit dhe ligjit, por edhe sigurisë kufitare.

Vatikani zakonisht nuk pozicionohet në rrafshin politik, mirëpo përgjatë 11 vjetëve në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Françesku ka folur disa herë për të drejtat e migrantëve dhe ka bërë thirrje që Qeveritë perëndimore të kenë një qasje më humanitare.

“Votuesit duhet të vendosin veten në këpucët e migrantëve dhe të kuptojnë se edhe ata dëshirojnë një jetë më të mirë në Evropë”, ka thënë kardinali Michael Czerny, udhëheqës i zyrës së Vatikanit për zhvillim njerëzor, në disa deklarime para mediave.

Related posts

Gjermani, qeveria arrin marrëveshje për lehtësimin e imigrimit të punëtorëve të kualifikuar

rezart morina

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

rezart morina

Cameron: Britania mund të njohë Palestinën para marrëveshjes së paqes me Izraelin

admin