RTV AHIRETI
Lajme

Qeveria në pritje të raportit të BE-së për heqjen e masave: Borrell të konstatojë përmbushjen e kushteve

qeveria-ne-pritje-te-raportit-te-be-se-per-heqjen-e-masave:-borrell-te-konstatoje-permbushjen-e-kushteve

Kosova vazhdon të jetë nën masa sanksionuese nga Bashkimi Evropian, e gjithë kjo pas zhvillimeve që kishin ndodhur në komunat veriore.

Ndonëse, institucionet Kosovare përmbushën obligimet që u kërkuan pikërisht nga ndërkombëtarët përmes marrëveshjes së Bratisllavës, të njëjtit ende nuk kanë marrë vendim për largimin e sanksioneve.

Nga Bashkimi Evropian ditë më parë deklaruan se Përfaqësuesi i Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell është duke u marrë me një raport në lidhje me masat për Kosovën.

Sipas, Peter Stanos, vendimi për heqjen e masave, do të merret gjatë një mbledhje të Këshillit të Ministrave, ku do të jetë edhe raporti i hartuar nga Josep Borrell.

Udhëheqësit e shtetit, liderët politikë si dhe njohësit e çështjeve politike, në vazhdimësi kanë deklaruar se masat e vendosura ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta, duke kërkuar edhe largimin e tyre.

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, për Telegrafin u shpreh se masat duhet larguar, pasi Kosova ka përmbushur kushtet e vendosura, ku mes tyre ishte edhe mbajtja e zgjedhjeve në veri.

“Bashkimi Evropian duhet t’i largojë masat ndëshkuese e të padrejta ndaj Kosovës, teksa vendi ynë i ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura më herët, përmes marrëveshjes së Bratisllavës.

Me mbajtjen dhe përfundimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, nuk ka më asnjë kuptim vazhdimi i mbajtjes së masave. Situata në terren për të cilën padrejtësisht u akuzua Kosova për eskalim, tashmë ka muaj që është deeskaluar”, u shpreh ai.

Si pasojë e dështimit të këtij procesi, kryetarët aktualë shqiptarë në këto komuna e kanë siguruar edhe një vit mandat, pasi një proces i njëjtë nuk do të mund të zhvillohet në 12 muajt e ardhshëm./Telegrafi/

The post Qeveria në pritje të raportit të BE-së për heqjen e masave: Borrell të konstatojë përmbushjen e kushteve first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Fidan: Turqia në favor të armëpushimit dhe zgjidhjes me 2 shtete në Gaza

admin6

Sulm me armë zjarri në një park në Detroit në SHBA, plagosen 10 persona, mes tyre edhe fëmijë! Autori vret veten

admin

Presidenti ukrainas takim me Joe Biden dhe Macron në Francë, ja çfarë pritet të diskutohet

admin