RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti për vizitën në Korporatën “Baykar” që e prodhon dronin Bayraktar: Është adresë e duhur për zhvillimin e ushtrisë sonë

kurti-per-viziten-ne-korporaten-“baykar”-qe-e-prodhon-dronin-bayraktar:-eshte-adrese-e-duhur-per-zhvillimin-e-ushtrise-sone

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është pyetur sot lidhur me blerjen e luftarakeve pa pilot.

“Unë bashkëpunoj shumë ngusht për të gjitha blerjet ushtarake me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci si dhe me gjeneral lejtnant Bashkim Jashari. Sigurisht se ne do të vazhdojmë me pajisje moderne për ushtrinë tonë”, ka thënë kryeministri Kurti.

Tutje, kryeministri ka thënë se i kemi dyfishuar shpenzimet për mbrojtje, trefishuar për armatim, katërfishuar për trajnime jashtë vendit.

“Korporata “Baykar” që e prodhon dronin Bayraktar, pa dyshim që është një adresë e duhur që duhet ta kemi përherë parasysh për zhvillimin e mëtutjeshëm të ushtrisë tonë”, ka thënë Kurti në pyetjen e gazetarit të Raporto.24.

Por çfarë pajisjesh ushtarake do të blejnë e sa, Kurti ka thënë se do ta kuptojmë më vonë.

Related posts

S’ka president të ri! Kuvendi shpërndahet, Kosova shkon në zgjedhje

admin

Studimi britanik: Evropa nuk është e përgatitur për sulmet me dronë rusë! Kremlini ka kryer fushatë hibride

Kushtrim Guraj

Edi Rama sot në Kosovë, takim me Vjosa Osmanin pa prani mediash

Kushtrim Guraj