RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani, të paktën 5 të vd’ekur nga përmb’ytjet

gjermani,-te-pakten-5-te-vd’ekur-nga-permb’ytjet

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Gjermani është rritur në të paktën pesë derisa reshjet e dendura të shiut që shkaktuan kërdi në të gjithë jugun e vendit gjatë fundjavës po tregojnë shenja të ngadalësimit, transmeton Anadolu.

Policia tha se viktima e fundit është një grua 57-vjeçare, trupi i së cilës u gjet pasi ajo kishte drejtuar një makinë në një rrugë të mbyllur në shtetin Bavaria ku ishte fundosur.

Lumenjtë dhe përrenjtë dolën nga brigjet e tyre në shumë zona të shteteve gjermane Baden-Wurttemberg dhe Bavaria.

Autoritetet e motit thanë se situata në vend do të lehtësohet pasi nuk parashikohen shira të dendur.

Përpjekjet vazhdojnë për të gjetur një zjarrfikës të zhdukur, anija e të cilit u përmbys gjatë një operacioni shpëtimi nga përmbytjet.

Gjatë vizitës së tij në zonën e goditur nga përmbytjet në Gjermaninë jugore, kancelari Olaf Scholz u zotua të ndihmojë rajonin e prekur.

“Ne nuk do të neglizhojmë detyrën e ndalimit të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu”, tha kancelari Scholz.

Related posts

Katari vazhdon të dërgojë ndihma humanitare në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi

rezart morina

Su’lmohet baza amerikane në Irak, pl’agosen disa ush’tarë

RTI

Nëna e aktivistes turko-amerikane kërkon drejtësi për vr’asjen e vajzës së saj nga fo’rcat iz’raelite

RTI