RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetRajon dhe Botë

Parlamenti i Sllovenisë miraton njohjen e shtetit të Pa’lestinës – VIDEO

parlamenti-i-sllovenise-miraton-njohjen-e-shtetit-te-pa’lestines-–-video

Parlamenti i Sllovenisë miratoi sot me shumicë votash një tekst që njeh shtetin e Palestinës, pas disa ditësh nga njohja e bërë nga qeveria.

Parlamenti miratoi tekstin që njeh Palestinën pasi koalicioni qeverisës vendosi të vazhdojë me votimin dhe të refuzojë kërkesën e opozitës për ta shtyrë atë.

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, kishte shpallur të enjten e kaluar njohjen e vendit të tij për shtetin e Palestinës, duke u bërë shteti i katërt që ndërmerr këtë hap brenda dy ditësh.

Golob, në një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë, tha se ajo vendosi të njohë Palestinën si një shtet të pavarur dhe sovran brenda kufijve të vitit 1967, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Spanja, Norvegjia dhe Irlanda shpallën gjithashtu të martën njohjen e tyre për shtetin e Palestinës, duke e rritur numrin e shteteve që e njohin atë në 147 nga 193 shtete anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. /mesazhi

Related posts

Londra ndez “dritat e Ramazanit”

admin6

Kurti me akuza për Prokurorinë: S’po marrin veprime për dhunën në veri

rezart morina

Blinken: SHBA nuk kërkon nga Arabia Saudite të vendos midis SHBA-së dhe Kinës

admin