RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 36.586 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-36.586-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Është rritur në 36.586 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 243 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer 4 “masakra”, ndërsa në këto sulme kanë humbur jetën 36 palestinezë dhe janë plagosur 115 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 36.586 ndërsa i të plagosurve në 83.074.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

Related posts

Kreu i komitetit ushtarak të NATO-s: Do jemi më agresivë ndaj sulmeve kibernetike, akteve të sabotimit dhe shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia

admin

Forcat amerikane po ndërtojnë një port të përkohëshëm në brigjet e Gazës, Lloyd Austin tregon nëse janë në rrezik nga një sulm nga grupi militantëve të Hamasit

admin

Moldavët kundërshtojnë rritjen e çmimit të gazit, kërkojnë rrëzimin e qeverisë

admin