RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të forcës për të mbrojtur Tajvanin

biden-nuk-e-perjashton-mundesine-e-perdorimit-te-forces-per-te-mbrojtur-tajvanin

Presidenti amerikan Joe Biden tha se “nuk e përjashton përdorimin e forcës ushtarake të SHBA-së” kundër pushtimit të mundshëm të Tajvanit nga Kina, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për revistën “Time”, Biden tha se ia ka bërë të “qartë” presidentit kinez Xi Jinping se SHBA-ja vazhdon politikën e saj të shmang mbështetjen e pavarësisë së Tajvanit.

I pyetur nëse do të mbronte apo jo ishullin nëse Kina do të përpiqet të ndryshojë në mënyrë të njëanshme “status quo”-në në Tajvan, Biden tha: “Kjo do të varet nga kushtet. Prandaj, ne vazhdojmë të ofrojmë kapacitete. Ne jemi në konsultim me aleatët tanë në rajon”.

Në pyetjen “A nuk e përjashtoni mundësinë që trupat amerikane të vendosen në Tajvan në rast të një pushtimi?”, Biden u përgjigj: “SHBA-ja nuk e përjashton përdorimin e forcës së saj ushtarake. Ka dallim midis vendosjes tokësore, forcës ajrore dhe forcës detare”.

Duke shmangur të tregojë nëse SHBA-ja do të fillonte sulm nga bazat e saj ushtarake në Japoni apo Filipine në mbrojtje të Tajvanit, Biden tha: “Unë nuk mund të hyj në këtë çështje. Nëse them kështu, atëherë me të drejtë do të më kritikoni”.

Tajvani, për të cilin Kina pretendon se është pjesë e territorit të saj, ka pasur pavarësinë “de fakto” që nga viti 1949 kur u krijua Republika Popullore e Kinës. Ndarja e paraqitur mes territorit kryesor tokësor të Kinës dhe Tajvanit pas luftës civile, ende vazhdon.

Duke theksuar parimin “Një Kinë”, Pekini kundërshton vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të pavarura të Tajvanit me vendet e botës, përfaqësimin e tij në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare si dhe kërkon që vendet që e njohin Tajvanin të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me këtë vend.

Related posts

SHBA ka dërguar raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, zyrtari: Në vazhdim, do të dërgojmë edhe më shumë

admin

Kurti: Kemi shtuar komunikimin me partnerët – qetësimi i situatës, qëllim i përbashkët

admin

Tunizia drejt reformimit të sistemit politik, presidenti dorëzon draftin që heq përcaktimin fetar nga kushtetuta

admin