RTV AHIRETI
Lajme

Mbyllet pas më shumë se dy orësh protesta e opozitës në Tiranë, largohen protestuesit

mbyllet-pas-me-shume-se-dy-oresh-protesta-e-opozites-ne-tirane,-largohen-protestuesit

Është mbyllur pas rreth dy orë e gjysmë protesta e opozitës në ambientet e jashtme përballë Kuvendit të Shqipërisë.

Protesta u shoqërua me tensione të forta dhe përplasje mes mbështetësve të opozitës dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

Për rreth 2-orë e gjysmë, pjesëmarrësit në tubim tentuan që të çanin kordonin e policisë dhe të hynin brenda perimetrit të sigurisë së parlamentit.

Ashtu sikurse edhe në protestat e opozitës përballë Bashkisë Tiranë, edhe në këtë tubim u ndoq i njëjti skenar me djegien e gomave dhe hedhjen e vezëve në drejtim të policisë.

Si pasojë e përplasjes u plagosën lehtë dy efektivë të policisë, ndërkohë që uniformat blu përdorën dhe sprej lotjsellës për shpërndarjen e turmës.

Me pankarta në duar dhe nën thirrjet “Rama ik”, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit.

Protesta e opozitës vjen pas investigimit të emisionit Rai 3, ku u hodhën akuza për lidhje të qeverisë me personazhe të inkriminuar. /Telegrafi/

The post Mbyllet pas më shumë se dy orësh protesta e opozitës në Tiranë, largohen protestuesit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

UNICEF: ​ Rreth 19 mijë fëmijë kanë mbetur të vetëm në Gaza

admin6

Këto vjet i bana e nuk të kam ditë që jam to hangër sekret shtetor!

RTI

Bari kujton zbarkimin e anijes ”Vlora”: Shqiptarët ishin të etur për liri – VIDEO

admin