RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sondazh, 40 për qind e gjermanëve pro njohjes së Pa’lestinës si shtet

sondazh,-40-per-qind-e-gjermaneve-pro-njohjes-se-pa’lestines-si-shtet

Sipas një sondazhi, 40 për qind e qytetarëve në Gjermani janë pro njohjes së Palestinës si shtet ndërsa 51 për qind e tyre mbështesin sanksionet ndaj Izraelit për shkak të sulmeve të tij në Rafah, transmeton Anadolu.

Sondazhi i zhvilluar nga Instituti i kërkimit të opinionit publik YouGov tregon se 2 në çdo 5 persona në vend janë pro njohjes së Palestinës si shtet.

Ndërsa 27 për qind e pjesëmarrësve në sondazh kundërshtuan njohjen e Palestinës si shtet, 33 për qind e tyre kanë thënë se janë të pavendosur për këtë çështje.

– 51 për qind mbështesin sanksionet ndaj Izraelit

Bëhet e ditur se 51 për qind e pjesëmarrësve kur u pyetën lidhur me sulmet në Rafah theksuan se mbështesin zbatimin e sanksioneve ekonomike të BE-së ndaj Izraelit.

Ndërkohë 26 për qind e pjesëmarrësve janë deklaruar se janë plotësisht ose pjesërisht kundër këtyre sanksioneve. Në sondazhin e realizuar në periudhën 31 maj – 5 qershor morën pjesë 2.295 persona.

Norvegjia, Spanja, Irlanda dhe Sllovenia pak kohë më parë morën vendim për njohjen e Palestinës si shtet.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi se aktualisht qeveria gjermane nuk planifikon ta njohë Palestinën si shtet.

Related posts

Separatisti katalonjas kthehet në Spanjë pas shtatë vjetësh, pavarësisht se mund të arrestohet

RTI

VIDEO/ Zgjidhi gabim ekuacionin matematikor të klasës së 7-të, gafa e Albin Kurtit bëhet virale. Reagon kryeministri: Po të isha nxënës…

admin

Ministri izraelit i kabinetit të luftës paralajmëron dorëheqje nëse s’ka plan pasluftës për Gazën

RTI