RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Organizata D-8 bën thirrje për ar’mëpushim “të menjëhershëm, të përhershëm dhe të pakushtëzuar” në Ga’za

organizata-d-8-ben-thirrje-per-ar’mepushim-“te-menjehershem,-te-perhershem-dhe-te-pakushtezuar”-ne-ga’za

Këshilli i Ministrave i organizatës D-8 ka bërë thirrje për një armëpushim “të menjëhershëm, të përhershëm dhe të pakushtëzuar” në Gaza, si dhe dhënien fund të agresionit iraelit kundër palestinezëve në enklavën e rrethuar, transmeton Anadolu.

Deklarata e përbashkët gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve që të sigurojnë respektimin e rreptë të Izraelit ndaj masave të përkohshme të urdhëruara nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Kombet e organizatës D-8, siç thuhet në deklaratën e përbashkët, pohuan “mbështetjen e palëkundur të vendeve anëtare të D-8tës për luftën e popullit palestinez për të realizuar të drejtat e tij të patjetërsueshme, anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB dhe në të gjitha rezolutat që lidhen me çështjen palestineze në forumet ndërkombëtare”.

Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave të D-8tës u mbajt sot në Istanbul për të diskutuar situatën në Gaza.

Related posts

Nuk është vetëm Fredi Beleri, një grua italiane e dënuar zgjidhet eurodeputete! Pasi bëri më shumë se një vit burg…

admin

Bie fluksi në pikat kufitare

rezart morina

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

rezart morina