RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i diplomacisë turke dënon sht’ypjen iz’raelite në Ga’za, thotë “nuk mund të heshtim”

shefi-i-diplomacise-turke-denon-sht’ypjen-iz’raelite-ne-ga’za,-thote-“nuk-mund-te-heshtim”

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka folur kundër “shtypjes izraelite” në Rripin e Gazës, pas samitit të Organizatës D-8 për Bashkëpunim Ekonomik në Istanbul, raporton Anadolu.

“Në Istanbul, ne (vendet e organizatës D-8) i deklarojmë së bashku të gjithë botës se nuk jemi të heshtur përballë shtypjes izraelite në Gaza dhe nuk mund të heshtim”, tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media, të mbajtur pas zhvillimit të jashtëzakonshëm të mbledhjes së Këshillit të organizatës D-8.

Fidan foli pas takimit të profilit të lartë, ku ministrat e vendeve të organizatës D-8, përkatësisht Bangladeshit, Egjiptit, Indonezisë, Iranit, Malajzisë, Nigerisë, Pakistanit dhe Turqisë, u mblodhën për të diskutuar çështje të ngutshme globale.

Ai theksoi nevojën për parime të qëndrueshme ndërkombëtare, duke tërhequr paralele midis reagimeve globale ndaj konflikteve në rajone të ndryshme.

“Ata që kundërshtojnë pushtimin në Ukrainë e konsiderojnë një krim rezistencën ndaj pushtimit në Palestinë. Gaza ka treguar pafuqinë dhe papërshtatshmërinë e sistemit ndërkombëtar në të gjithë ashpërsinë e tij”, theksoi Fidan.

Organizata D-8, e themeluar në vitin 1997, synon të rrisë bashkëpunimin ekonomik midis vendeve të saj anëtare. Megjithatë, tensionet e fundit gjeopolitike e kanë bërë grupin gjithnjë e më të zëshëm për çështjet politike globale, veçanërisht ato që prekin vendet me shumicë muslimane.

Izraeli vazhdon ofensivën brutale në Gaza që nga sulmi i grupit palestinez Hamas më 7 tetor, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm. Të paktën 36.700 palestinezë janë vrarë që atëherë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe mbi 83.500 të tjerë janë plagosur.

Tetë muaj pas luftës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës kthyer në gërmadha mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionet në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj.

Related posts

Policia ndalon dy persona në veri, për pengim në kryerje të detyrës

Muhamet Ramadani

Vendimi i KQZ për Listën Serbe, reagon ambasada amerikane në Prishtinë: Minon partneritetin SHBA-Kosovë

admin

Forcat izraelite bombardojnë jugun e Libanit

Muhamet Ramadani