RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, studentët e Universitetit Northwestern braktisën ceremoninë e diplomimit në mbështetje të Ga’zës

shba,-studentet-e-universitetit-northwestern-braktisen-ceremonine-e-diplomimit-ne-mbeshtetje-te-ga’zes

Në ceremoninë e diplomimit të mbajtur në Universitetin Northwestern, një nga universitetet ​​kryesore në SHBA, u mbajt një ceremoni ndryshe ku studentët që mbështesin Palestinën braktisën masivisht ceremoninë, raporton Anadolu.

Disa studentë të Universitetit Northwestern, të cilët reaguan ndaj mbështetjes së pakushtëzuar të SHBA-së për Izraelin dhe bashkëpunimit të shkollës së tyre me Izraelin, shprehën reagimet e tyre në ceremoninë e diplomimit.

Përderisa ceremonia po vazhdonte, dhjetëra studentë mbështetës të Palestinës u larguan masivisht dhe brohoritën parulla për Gazën dhe Palestinën.

Studentët, të cilët zhvilluan ceremonitë e tyre të diplomimit jashtë ambienteve të ceremonisë kryesore, i bënë thirrje Universitetit Northwestern, i cili bashkëpunon me administratën amerikane dhe izraelite në fusha të ndryshme, që t’i japin fund këtyre bashkëpunimeve.

Studentët që mbështesin Palestinën në ceremoninë e tyre që organizuan veçmas, lexuan emrat e palestinezëve që humbën jetën në Gaza.

Protestat në mbështetje të Gazës, të cilat nisën në shumë kampuse universitare në SHBA në muajin prill, zgjatën rreth 6 javë dhe gjatë kësaj periudhe, pothuajse në të gjitha universitetet ​​kryesore të vendit u mbajtën protesta kundër Izraelit dhe SHBA-së.

Related posts

Pentagoni, 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

admin

Vijon largimi i mërgimtarëve – kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

rezart morina

Anija ushtarake turke kthehet në spital për të prekurit nga tërmeti

admin