RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Begaj: Nderojmë kryetrimin Adem Jasharin, burrë të tillë rrallë lind historia

begaj:-nderojme-kryetrimin-adem-jasharin,-burre-te-tille-rralle-lind-historia

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se familja Jashari kanë qenë simboli dhe flakadani i lirisë së Kosovës.

Ai ka thënë se në 25 vjetorin e çlirimit nderojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, siç tha ai burrë të tillë rrallë i lind historia.

“Sot përulemi para Jasharëve, familjes simbol të martirizimit për Kosovën e pavarur, flakadan i lirisë së saj. Nderojmë kryetrimin Adem Jasharin, legjendë e gjallë e atdhedashurisë, burra të tillë rrallë i lind historia. Sot është dita të kujtojmë të gjithë luftëtarët e UÇK-së, ata që i falën Kosovës së pavarur e të lirë jetën dhe ata që amanetin e bashkëluftëtarëve ua transmetuan brezave të rinj. Liria nuk është dhuratë, ajo duhet të mbrohet”, ka thënë Begaj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në nder të 25 vjetorit të çlirimit.

Related posts

Rusia: Në të ardhmen me Evropën do të ndërtojmë marrëdhënie mbi baza të reja

admin6

Durim Berisha padit ministren Nagavci për shamitë në shkolla

admin

VOA: Ashpërshohet retorika e kandidatëve para debatit të parë presidencial

admin