RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bogujveci shpërthen në lot: Para 25 vitesh isha gjysmë e gjallë, sot jam krenare që mund t’i shërbej vendit

bogujveci-shperthen-ne-lot:-para-25-vitesh-isha-gjysme-e-gjalle,-sot-jam-krenare-qe-mund-t’i-sherbej-vendit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka mbijetuar masakrës në Podujevë, me 28 mars të vitit 1999.

Ajo tha se sot është një ndjenjë krenarie pasi mund të festosh në liri me popullin tënd, pasi siç tha ajo këtë e kemi paguar shtrenjtë jo vetëm më luftën e fundit, por me dekada e gjenerata.

Tutje, ajo ka thënë se fatkeqësisht Serbia nuk ndjenë asnjë keqardhje për krimet që i ka bërë, por na krijon pengesa e beteja duke mos na lejuar që t’i shërojmë plagët.

“Një natë më parë e ndjeva një qetësi shpirtërore. E mendoja edhe nëse do të ndodhte diçka e keqe, nuk do të trembesha. Atë kohë, i pata mbushur 14 vjeç, vajza e axhës Jehona 11 vjeç, Lira 9 vjeç, që të tria ndajmë ditëlindjen në të njëjtën ditë…. Sot është një ndjenjë krenarie që çdo ditëlindje kur e feston me popullin tënd, në këtë ditë të madhe të çlirimit. E kemi paguar shumë shtrenjtë lirinë tonë, jo vetëm në luftën e fundit, por me dekada e gjenerata…Para 25 vitesh, isha një vajzë e brishtë, gjysmë e gjallë, me zemër të thyer se nuk kisha pjesën më të madhe të familjes. Sot para jush dhe bashkë me ju, ndjehem krenare që mund t’i shërbej popullit dhe vendit tonë”, ka thënë ajo në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 25 vjetorit të çlirimit.

Related posts

Biden: SHBA në pozicion të fortë për t’u ndeshur me sfidat ekonomike

admin

BBC shkarkon Gary Lineker-in, pasi u solidarizua me refugjatët

rezart morina

Pasi fitoi azil politik në Spanjë, Parlamenti Evropian njeh González Urrutia si presidentin legjitim të Venezuelës

admin