RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli kryen su’lme in’tensive ndaj ka’mpit të re’fugjatëve Sha’bura në Ra’fah

iz’raeli-kryen-su’lme-in’tensive-ndaj-ka’mpit-te-re’fugjateve-sha’bura-ne-ra’fah

Ushtria izraelite po kryen sulme intensive në kampin e refugjatëve Shabura në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës ndërkohë që janë shënuar përleshje mes ushtarëve izraelitë dhe anëtarëve të rezistencës palestineze në kamp, raporton Anadolu.

Ushtria izraelite shënjestroi me goditje intensive ajrore dhe artilerike kampin e refugjatëve Shabura që ndodhet në qendër të qytetit Rafah si dhe shënjestroi një zonë në kamp në të cilën ndodheshin shumë shtëpi.

Tymi i dendur ngrihet nga vendet që ushtria izraelite shënjestroi në kampin, ku shumica e banorëve u detyruan të largohen.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, automjetet e ushtrisë izraelite erdhën nga Korridori i Filadelfit në drejtim të qendrës së qytetit Rafah dhe pothuajse kanë rrethuar kampin Shabura.

Në kamp vazhdojnë luftimet e ashpra mes ushtarëve izraelitë dhe anëtarëve të rezistencës palestineze. Ushtria izraelite vazhdon sulmet kundër Rafahut pavarësisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për ndalimin e sulmeve.

Në sulmet që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani janë vrarë 37.164 palestinezë, mes të cilëve të paktën 15.517 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa janë plagosur 84.832 persona të tjerë.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata.

Related posts

Meloni në takimin me Zelenskyn: Nuk kemi plan furnizimin me avionë luftarakë në Kiev

rezart morina

Lajm i mirë për Kosovën, Izraeli heq vizat për qytetarët (Detajet)

admin

Rritet në 34.183 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

RTI