RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bislimi: Përmbajtja e raportit rekomandon heqjen e masave ndaj Kosovës

bislimi:-permbajtja-e-raportit-rekomandon-heqjen-e-masave-ndaj-kosoves

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se raporti i përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell që do të shqyrtohet në Këshillin e Bashkimit Evropian në bazë të informacioneve që ai ka është pozitiv dhe rekomandon heqjen e masave.

Bislimi këtë e ka thënë të enjten gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane.

“Në bazë të informatave që neve na kanë ardh, raporti i z.Borrell i cili është parakusht për trajtimin nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian është përpiluar në muajin prill, por ka pasur hezitime të dërgohet pasi siç duket ka ende disa individë brenda komisionit kanë interesa që të vazhdohet masat ndaj Kosovës. Raporti është dashur të dorëzohet pardje, por një pjesë e Komisionit kanë kërkuar shtyrje dhe do të dërgohet gjatë javës. Përmbajta e raportit me sa di është pozitive dhe do të rekomandohet heqja e masave”, ka thënë Bislimi, përcjell teve1.info

Bashkimi Evropian kishte vendosur masa ndaj Kosovës vitin e kaluar për shkak të tensionimit të situatës në veri.

Kosova vazhdimisht i kishte cilësuar këto masa si të padrejta.

Për heqjen e këtyre masave,BE kishte kërkuar masa për depërshkallëzim të situatës, shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriorë dhe krijimin e Asociacionit.

Në krahasim me majin e vitit të kaluar situata aktuale në katër komunat në veri është e qetë, ndërsa që në prill të këtij viti u mbajt edhe votimi për shkarkimin ose jo të kryetarëve aktual në këto komuna.

Dalja e vogël e qytetarëve në zgjedhje bëri që kryetarët aktual të mos shkarkohen.

Related posts

Plani për mësim tërëditor parasheh dyfishim të orëve të sportit, artit e muzikës

admin6

Kievi: Zelensky pritet të takohet me Erdoganin pas bisedimeve me Putinin

admin

Kina përfshin Turqinë në listën e vendeve ku mund të zhvillohen udhëtime turistike në grup

rezart morina