RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes në vendin e punës nënoficeri i FSK-së, Muhamet Beqiri

vdes-ne-vendin-e-punes-nenoficeri-i-fsk-se,-muhamet-beqiri

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në vendin e punës nënoficeri i FSK-së, Muhamet Beqiri.

Sipas njoftimit, Beqiri vdiq në vendin e tij të punës si pasojë e një sulmi kardiak.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se nga një sulm kardiak ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Muhamet Ramiz Beqiri”.

“Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve e pjesëtarëve të FSK-së”, thuhet në reagimin e FSK-së.

Më tej, FSK-ja bëri të ditur se për ceremoninë e varrimit të gjithë do të njoftohen me kohë.

Related posts

Kina ecën para me zgjerimin më të madh të arsenalit bërthamor

rezart morina

Arrestohet presidenti i Perusë Pedro Castillo pas përpjekjes për ta shpërndarë Kongresin

admin

Kurti: Asociacioni është “Zajednicë” e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës

rezart morina