RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Huthit pretendojnë se kanë goditur 3 anije në 24 orët e fundit

huthit-pretendojne-se-kane-goditur-3-anije-ne-24-oret-e-fundit

Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen pretendojnë se kanë goditur 3 anije me raketa balistike dhe mjete ajrore pa pilot (UAV) në Detin e Kuq dhe Detin Oman në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree në fjalimin e tij të transmetuar në televizion tha se kryen 3 operacione ushtarake në Detin e Kuq dhe Detin Oman.

Ai tha se Huthit goditën me raketë balistike anijen “Verbena” në Detin Oman dhe anija mori flakë.

Duke theksuar se anijet “SeaGuardian” dhe “Athena” në Detin e Kuq u goditën drejtpërdrejt nga raketa balistike dhe dronët.

Saree tha se sulmet u kryen “në përgjigje të shtypjes kundër popullit palestinez dhe sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj Jemenit”.

Zëdhënësi ushtarak i Huthive theksoi se “këto sulme nuk do të ndalen nëse sulmet e Izraelit nuk ndalen dhe nuk hiqet bllokada e vendosur ndaj popullit palestinez në Rripin e Gazës”.

Related posts

Aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të PTK-së, dyshohet se e dëmtoi Telekomin në vlerë afro 7 milionë euro

admin

Maqedonci: Do të vazhdojmë traditën e bashkëpunimit me Turqinë

RTI

Liderët e Egjiptit dhe Etiopisë diskutojnë krizën e Sudanit dhe mosmarrëveshjen e digës së Nilit

rezart morina