RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia jep detaje për gjuajtjet e mbrëmshme me armë zjarri te Bregu i Diellit në Prishtinë

policia-jep-detaje-per-gjuajtjet-e-mbremshme-me-arme-zjarri-te-bregu-i-diellit-ne-prishtine

Mbrëmë në Bregun e Diellit në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh.

Forca të policisë rrethuan vendin rreth orës 21:30, derisa në vend të ngjarjes ishte edhe një autoambulancë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për këtë rast.

Rasti është kualifikuar si “vrasje në tentativë/shkaktim i rrezikut të përgjithshëm/posedim i narkotikëve”.

Policia bën të ditur se i dyshuari pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me të.

I dyshuari ndodhet ende në arrati.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalur edhe prokurori. Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Related posts

Rritet në 25.490 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

rezart morina

Gjermania zgjat mandatin e ushtarëve të saj për misionet në Kosovë, BeH dhe Liban

admin

Kurti mesazh BE-së: Kontrolloni progresin demokratik dhe reformat në rajon

rezart morina