RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sarrazin në Serbi, Vuçiqi i flet për “marrëveshjet e pazbatuara” mes Kosovës e Serbisë

sarrazin-ne-serbi,-vuciqi-i-flet-per-“marreveshjet-e-pazbatuara”-mes-kosoves-e-serbise

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka qëndruar të premten në Serbi. Atje është takuar me presidentin serb.

Përmes Instagramit, Aleksandër Vuçiq ka thënë se me Sarrazinin ka diskutuar për situatën në rajon, “marrëveshjet e pazbatuara” nga dialogu, “sigurinë e serbëve të Kosovës, posaçërisht themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

“Ritheksova se Gjermania dhe bashkësia ndërkombëtare në Serbi kanë një partner të besueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, forcimin e bashkëpunimit dhe prosperitetit rajonal, por se mbrojtja e interesave kombëtarë të shtetit dhe populli serb do të jenë gjithmonë prioriteti ynë”, ka thënë Vuçiqi.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, të premten e ritheksoi qëndrimin e Gjermanisë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. Reagimi i tij erdhi pas bujës që bëri deklarata e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, se nuk mendon që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Se nuk ka anëtarësim pa normalizim të raporteve me Kosovën, e ka thënë edhe Bashkimi Evropian një ditë më herët.

Related posts

Shoqatat e dala nga lufta thonë se do të presin vendimin e Kushtetueses për Ligjin e Pagave

rezart morina

Policia austriake ka gjetur kokën e derrit të varur në derën e xhamisë

admin

Policia e Kosovës parandalon kontrabandën me mallra për në Serbi

admin