RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Erdoğan takohet me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe

erdogan-takohet-me-presidentin-e-emirateve-te-bashkuara-arabe

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua në Itali me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohammed bin Zayed Al Nahyan, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke thuhet se Erdoğan në takimin me Al Nahyan që u mbajt në kuadër të takimeve në Borgo Egnazia të Italisë për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G7-tës diskutoi për marrëdhëniet mes Türkiyes dhe EBA-së si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Në takim presidenti Erdoğan tha se është e rëndësishme që Bota Islame të qëndrojë në unitet kundër politikave gjenocidale që Izraeli zbaton në territoret e Palestinës.

Erdoğan deklaroi se sigurimi i një armëpushimi të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza si dhe qasja me lehtësi e palestinezëve në ndihmat që dërgohen në rajon për nevoja humanitare u trajtuan si pikë kryesore e rendit të ditës dhe se për këtë duhet të bëhen përpjekje.

Related posts

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Pse disa vende arabe po e ndihmojnë Izraelin kundër Iranit?

admin

“Po i presim ato armatime për të ndryshuar situatën në fushën e betejës”- Zelensky ripërsërit kërkesën për sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot”

admin

Pakistani në errësirë/ 220 milionë njerëz pa energji elektrike

admin