RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani e takon në Zvicër këshilltarin kryesor të Biden, thotë se kanë folur për rritjen e bashkëpunimit

osmani-e-takon-ne-zvicer-keshilltarin-kryesor-te-biden,-thote-se-kane-folur-per-rritjen-e-bashkepunimit

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një “takim të rëndësishëm” në Zvicër Jake Sullivan, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Joe Biden.

Osmani ndau disa fotografi nga takimi, ndërsa shkroi shkurtimisht për takimin që e cilësoi si të rëndësishëm.

“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë”, shkroi Osmani në Facebook.

Related posts

Arrestohen tetë persona në Prishtinë, u kapën duke luajtur bixhoz

admin

Qeveria merr vendim për shpronësim të disa pronave në veri

admin6

Një i vdekur dhe gjashtë persona të lënduar nga aksidenti në rrugën Arllat-Malishevë

admin