RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tria iz’raelite: He’zbollahu në Liban ka shk’repur mbi 5 mijë ra’keta që nga 7 tetori

ush’tria-iz’raelite:-he’zbollahu-ne-liban-ka-shk’repur-mbi-5-mije-ra’keta-qe-nga-7-tetori

Zëdhënësi i ushtrisë zraelite, Daniel Hagari tha se “Hezbollahu në Liban ka shkrepur mbi 5 mijë raketa, predha kundërajrore dhe dronë që nga 7 tetori”, transmeton Anadolu.

Në një konferencë për mediat e huaja, Hagari tha se sulmet e Hezbollahut kundër Izraelit janë përshkallëzuar.

“Sulmet në rritje të Hezbollahut na sjellin në prag të një përshkallëzimi më të gjerë. Ky është një përshkallëzim që mund të ketë pasoja shkatërruese për Libanin dhe për rajonin”, deklaroi Hagari.

Në lidhje me situatën e vendbanimeve civile të evakuuara në veri të vendit për shkak të sulmeve të Hezbollahut, Hagari tha se “Do të punojmë për kthimin e izraelitëve në veri. Kjo është e padiskutueshme”.

Ndërkohë, Hezbollahu ende nuk ka dhënë ndonjë vlerësim lidhur me deklaratat e Hagarit.

Related posts

S’ka kuorum për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

rezart morina

Ne’tanyahu: Iz’raeli nuk do të largohet nga korridori i Filadelfias derisa të jetë i sigurt

admin

Përgatitjet e fundit për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Gërvalla: Një votim i suksesshëm nesër do të hapte rrugën për hapin final

RTI