RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani nuk e takon Lajçakun, kjo është arsyeja

osmani-nuk-e-takon-lajcakun,-kjo-eshte-arsyeja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do të zhvillojë takim gjatë ditës me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Arsyeja sipas Presidencës është për shkak të mospërputhjes së agjendës.

“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”, ka bërë të ditur për Tëvë 1, Bekim Kupina, këshilltar për Media i Presidentes.

Osmani të hënën ka marrë pjesë në Samitin për Ukrainën i mbajtur në Zvicër.

Lajçak sipas njoftimit të Qeverisë do të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Takimi do të mbahet nga ora 18:00.

Related posts

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Kushtrim Guraj

Izraeli dhe Hezbollahu rrisin kërcënimit, Britani bën thirrje për armëpushim: Duam të shohim një zgjidhje politike të negociuar

admin

Trump: Operacioni në Iran mund të zgjasë më shumë se periudha fillestare prej 4-5 javësh

Irfan Jahiu