RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gërvalla e cilëson hap të rëndësishëm forumin ekonomik me Portugalinë

gervalla-e-cileson-hap-te-rendesishem-forumin-ekonomik-me-portugaline

Sot hapet Forumi i parë i Biznesit Kosovë – Portugali.

Në hapje të këtij forumi do të marrin pjesë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, nënkryetarja e kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello.

Gërvalla ka shkruar se mbrëmë priti nënkryetarin e Parlamentit Portugez, Marcos Perestrello, dhe 23 përfaqësues të shquar të bizneseve portugeze të cilat për herë të parë sot marrin pjesë në Forumin Ekonomik mes Kosovës dhe Portugalisë.

Teksa ajo thotë se ky forum është i rëndësishëm në aspektin e forcimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Portugalisë.

“Ky forum shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona. Jam e entuziazmuar për mundësitë që ky bashkëpunim do të sjellë në të ardhmen në zhvillim ekonomik dhe fuqizimin e lidhjeve mes dy shteteve tona”, ka shkruar në Facebook ajo.

Related posts

Rriten çmimet e drithërave pasi Rusia kërcënon anijet transportuese

admin

Franca: Dërgimi i drafstatutit në Kushtetuese do ta siguronte mbështetjen për pranim në KiE

rezart morina

Komisioni i PE miratoi raportin e liberalizimit të vizave për serbët e Kosovës, reagon Qeveria: “Kordinacija”, precedent i rrezikshëm

admin