RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Noam Chomsky lirohet nga spitali në Brazil

noam-chomsky-lirohet-nga-spitali-ne-brazil

Intelektuali i njohur amerikan Noam Chomsky është liruar nga një spital në Sao Paulo të Brazilit, ku po trajtohej prej disa kohësh, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Spitali “Beneficencia Portuguesa” në Sao Paulo njoftoi se Chomsky është liruar dhe trajtimi i tij do të vazhdojë në shtëpi.

Linguisti dhe disidenti 95-vjeçar me famë botërore ka pasur probleme me të folurin dhe vështirësi në lëvizjen e pjesës së djathtë të trupit që nga viti i kaluar.

Chomsky, i konsideruar si babai i linguistikës moderne, është autor i më shumë se 100 librave mbi konfliktet e Lindjes së Mesme dhe çështjet gjeopolitike.

Related posts

Iz’raeli përdori bo’mbë të prodhuar nga SHBA në su’lmin ndaj shefit të Hezbollahut, thotë senatori amerikan

rezart morina

Numri i palestinezëve të vrarë në luftën në Gaza arrin në 34,454

rezart morina

Shqipëria nis misionin në ndihmë të kërkim-shpëtimit në Turqi

admin