RTV AHIRETI
Lajme

Begaj: Shqipëria është avokatja më e mirë e Kosovës në arenën ndërkombëtare

begaj:-shqiperia-eshte-avokatja-me-e-mire-e-kosoves-ne-arenen-nderkombetare

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në një intervistë me DW, ka folur për sukseset e kombëtares, marrëdhëniet me Kosovën dhe Greqinë, shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe diasporën.

Begaj ka thënë se Kosova është interesi më i madh i Shqipërisë, e Shqipërinë e ka cilësuar si avokaten më të mirë të Kosovës.

“Kosova është interesi më madhor i Shqipërisë, Shqipëria është avokatja më e mirë e Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe në çdo organizatë ndërkombëtare dhe çdo iniciativë rajonale përmendet dhe mbrohet Kosova,” ka thënë Begaj.

Teksa ka shtuar që bashkëpunimi dhe mbështetja për Kosovën do të jenë gjithmonë nga ana e Shqipërisë.

“Patjetër që ne do të kemi këtë bashkëpunim dhe në të ardhmen nuk mendoj që ka vend për pakënaqësi. Ne jemi aty, do të jemi gjithmonë në mbështetje të Kosovës. Para dy ditësh isha në Kosovë, mora pjesë në festimet e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, kjo tregon që marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera.”

The post Begaj: Shqipëria është avokatja më e mirë e Kosovës në arenën ndërkombëtare first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Zyrtari i lartë amerikan paralajmëron Serbinë: Shkaktimi i trazirave në veri nënkupton përballje me NATO-n

admin

Draftstatuti i Ramës, Qeveria: Nga Shqipëria presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë

rezart morina

FOTO/ Akuzohet për ngacmim seksual, studentët bllokojnë zyrën e profesorit në Prishtinë: Skenë krimi! Mos kalo

admin