RTV AHIRETI
Lajme

Dorëzimi i eshtrave të tre personave tek autoritetet serbe, EULEX: Ishim aty me përfaqësuesit e IML-së

dorezimi-i-eshtrave-te-tre-personave-tek-autoritetet-serbe,-eulex:-ishim-aty-me-perfaqesuesit-e-iml-se

Ekspertët mjeko-ligjorë të EULEX-it bashkë me përfaqësuesit e e IML-së dje në pikën kufitare në Merdarë kanë dorëzuar mbetjet e tre trupa të qytetarëve serbë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, që së fundi u identifikuan.

EULEX-i njoftoi se mbetjet e një person i janë dorëzuar familjes, ndërsa të dy të tjerëve i janë dorëzuar autoriteteve serbe.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur homologët tanë vendorë në IML dhe institucionet e tjera relevante të Kosovës duke ofruar ekspertizë mjekoligjore dhe këshilla në kryerjen e punës komplekse të identifikimit të të gjitha mbetjeve njerëzore në morgun e IML-së, në mënyrë që anëtarët e familjes të realizojnë të drejtën e tyre për të ditur të vërtetën”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

The post Dorëzimi i eshtrave të tre personave tek autoritetet serbe, EULEX: Ishim aty me përfaqësuesit e IML-së first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ndryshimet klimatike: Shkrirja e akullnajave po ndryshon kufirin Zvicër-Itali

admin

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

admin

Koreja e Jugut paralajmëron OKB-në për marrëveshjen e mundshme të armëve midis Rusisë dhe Koresë së Veriut

rezart morina